Ka qenë ndoshta 10 ditëshi më i vështirë i jetës së Alban Bushit dhe familjarëve të tij, pas humbjes së papritur e tragjike në një aksident të dy prindërve të tij ndërsa po udhëtonin në Greqi. Por, trajnieri i Kombëtares së të Rinjve duket se ka vendosur që të sfidojë dhimbjen me punë. Ai është kthyer në krye të grupit të futbollistëve të rinj të drejtuar prej tij
Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore më 15 dhe 18 nëntor ndaj Moldavisë. Kuqezinjtë nisin të hënën grumbullimin për këto dy takime, ndërsa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me emrat e 22 lojtarëve të ftuar. Tetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa futbollistët e tjerë aktivizohen në kampionatet jashtë vendit. Të dy takimet miqësore do të zhvillohen në stadiumin e Vorës. Kuqezinjtë do të luajnë takimin e parë më 15 nëntor, në orën 14:00. Më 18 nëntor, shpresat do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë po në orën 14:00.
Më poshtë, edhe lista me emrat e 22 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-21:








