MAGAZINË /

Humbi prindërit në aksident, postimi prekës i Alban Bushit: Ulëritëse kur vdekja vjen nga një aksident!

Reagimi prekës i Alban Bushit pas humbjes së dy prindërve në një aksident rrugorë

Shkruar nga Versus

Humbi prindërit në aksident, postimi prekës i Alban Bushit:

Ish-sulmuesi i Kombëtares dhe trajneri i Shpresave, Alban Bushi ka reaguar për herë të parë pas humbjes së të dy prindërve.

Në një postim prekës në rrjete sociale, Bushi shkruan se mënyra për të pranuar një humbje është e lidhur me mënyrën se si ka ardhur duke shtuar se një vdekje e ardhur nga shkaqet natyrale është dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti.

“Mënyra për ta pranuar një humbje është e lidhur me mënyrën se si ka ardhur. Një vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale është e dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti.''

Bushi shton më tej se nuk e di se sa forcë i duhet për të përballuar këtë dhimbje. 

'Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para jush, si dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ ka ndodhur. Madje dhe kur fatmirësisht vjen një kujtim i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë.

Sot dhimbshëm mora orat që kane punuar në pulsat e zemrave tuaja, aq me formë dhe vlerë në orë të pafundme pa formë që kur ai aksident me një përplasje ju hoqi fillin e jetës. Deri në përqafimet tona të ardhshme, ju dua pafundësisht, përjetësisht dhe përtej”, shkruan Bushi.

Postimi i plotë i Alban Bushit: 

Mënyra për ta pranuar një humbje është e lidhur me mënyrën se si ka ardhur. Një vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale është e dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti.

Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para jush, si dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ ka ndodhur. Madje dhe kur fatmirësisht vjen një kujtim i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë.

Dy prindërit e ish-sulmuesit të Kombëtares ndërruan jetë ditën e djeshme në një aksident rrugor fatal në Veria të Greqisë dy ditë më parë.

Një furgoni me targa greke u përplas me automjetin ku po udhëtonin, Ali Bushi dhe Bukurije Bushi në aksin Veria - Selanik, pranë Kouloura Imathias.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur lehtë shtetasi grek, i cili është arrestuar nga policia./Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: