MAGAZINË /

'I çonin kamerat te dallaveret dhe intrigat' deklarata e fortë e Elvis Pupës për “BBVA”

Në një nga videot e tij më të fundit në TikTok, aktori i njohur Elvis Pupa ndan mendimet e tij rreth sinqeritetit dhe gënjeshtrës.

Shkruar nga Versus
'I çonin kamerat te dallaveret dhe intrigat' deklarata e
Elvis Pupa

Në një nga videot e tij më të fundit në TikTok, aktori i njohur Elvis Pupa ndan mendimet e tij rreth sinqeritetit dhe gënjeshtrës. Ai thekson se shumë të huaj jetojnë në një botë ku sinqeriteti është normë, duke argumentuar se ata ndihen më të hapur dhe më të lirë në shprehjen e emocioneve dhe mendimeve të tyre.

Këtë situatë aktori e krahasoi me kulturën shqiptare, ku përfshirja e gënjeshtrave, pavarësisht se sa të vogla janë, është bërë një pjesë e pandashme e jetës së përditshme, duke shtuar se ky fenomen ka filluar që në fëmijëri.

“Edhe përse e dimë se na rren ai tjetri, prapë e justifikojmë”- ka thënë ai ndër të tjera.

Krahas videos ka ardhur një koment nga një person anonim i cili i drejtohet Visit se ky i fundit kishte shumë mundësi për të treguar veten, të jepte moral, respekt e shumë gjëra të tjera gjatë kohës që ishte në “Big”. Po mesa duket, ka qenë Big-u ai që nuk e “lejuar” diçka të tillë. Dhe këtë e tregon më së miri përgjigjja e Visit:

Për atë arsye u futa por askujt prej banorëve si interesonte kjo gjë, përfshi dhe produksionin që kur i hapja kto tema, i çonin kamerat te dallaveret dhe intrigat. Ju ftoj ktu te diskutojmë çdo gje dhe te ndajme eksperiencat tona per te dhene me shume pozitivitet.Rrespekte.

'I çonin kamerat te dallaveret dhe intrigat' deklarata e

@elvis.pupa

 

♬ original sound - elvis pupa

 

 

Tags:

elvis pupa

Poll