
Ai mban emrin e një legjende të Barcelonës dhe që në fëmijëri ishte një ikon e rrjeteve sociale.
Xavi Simons shumë shpejt shkëlqeu në akademinë e famshme të gjigantëve katalanas pasi u bë pjesë e saj në moshën shtatë vjeçare.

Kur ishte 14 vjeç Simons kishte më shumë se 1 milion ndjekës në Instagram, një kontratë me Nike dhe ishte pjesë e një fushate publicitare së bashku me Nyemar Jr dhe Ronaldinho.
Videor ku ai shkëlqente në fushë vërshuan në Youtube. Pëlqimet nxitën zhurmën dhe zhurma nxiti kërkesat për yllin 14 vjeçar.
‘Më kujtohen çastet kur njerëzit bërtisnin Xavi, Xavi një foto; shpejgon ish-trajneri i La Masia, Pau Moral, i cili dëshmoi për herë të parë popullaritetin e tij në një turne kombëtar nën-12 vjeç.
"Nuk ishte e lehtë për të. Disa njerëz thoshin 'ndoshta ai po luan tani sepse i ka flokët e gjatë, sepse është i bukur', e dini? 'Ndoshta kur të rritet, nuk shkëlqen'
"Por jo, jo, ky lojtar ishte ndryshe!"

Tani 21 vjeç, Simons është sërish një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë.
I kontraktuar me Paris St-Germain, por pasi ka impresionuar sezonin e kaluar në huazim në RB Leipzig, klubet duke përfshirë Arsenalin, Manchester Unitedin dhe Bayern Munic e kan futur n vzhgim.
Pavarësisht se kishte lindur në Holand dhe përfaqësonte vendin e tij në nivelin e të rinjve, Simons nuk kishte luajtur kurrë për një klub holandez përpara se t'i bashkohej PSV-së në 2022.
Simons shënoi në debutimin e tij teksa PSV mundi Ajaxin në Johan Cruyff Shield dhe më pas ndezi Eredivisie me 19 gola, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të ligës dhe nëntë asistime.
“Ai i mahniti të gjithë me stilin e tij të lojës, qëndrimin, ritmin, aftësitë e tij”, shton Zenden. “Ai me të vërtetë dukej si një lojtar i rritur”.
Simons fitoi një vend në Kupën e Botës Katar 2022, duke u luajtur kundër SHBA-së në 1/16 për debutimin e tij ndërkombëtar, por edhe vëmendjen e ish-klubit PSG, i cili me dëshirat e lojtarit ushtroi opsionin e tyre për ta rikthyer atë.
Ata menjëherë e dërguan atë në huazim, me Simons që vendosi se RB Leipzig ishte vendi më i mirë për të vazhduar zhvillimin e tij.
Ai rezultoi i frytshëm për të dyja palët, duke shënuar 10 gola dhe 15 asistime në të gjitha garat sezonin e kaluar.
"Ai është pothuajse një prototip për atë që ne duam për lojën tonë," tha shefi Marco Rose. “Ai pëlqen të ndjekë topin dhe të godasë, rrezaton energji të madhe me dhe kundër topit, dhe është gjithashtu një futbollist i talentuar”.

Para Euros, ish-trajneri i Ajax dhe PSV, Aad de Mos tha se kishte "shumë zhurmë" rreth tij.
"Ndonjëherë mendoj se ai është shumë i etur," shpjegon ish-anësori holandez Zenden. "Jo i etur si egoist, por i etur për të bërë mirë."
Simons luajti n ndeshjen hapse të skuadrës së Holands ndaj Polonisë dhe trajneri Ronald Koeman e sheh atë si "një nga talentet më të mëdhenj" në skuadrën holandeze.
“Ai është një kërcënim”, shton Zenden. "Ai ka qëndrimin e duhur, ka aftësitë, ka motorin, është i gatshëm të punojë shumë, ai nuk ankohet kurrë. Çdo menaxher do ta donte atë në ekipin e tij."
Të premten, ai do të shpresojë që t'i jepet mundësia për të shfaqur atë talent kundër një skuadre franceze që do të shfaqë disa bashkëlojtarë të PSG-së në të kaluarën dhe të tashmen, kur ata të takohen në Leipzig.
“Ai është një lojtar shumë i talentuar që ka shumë për të dhënë”, shton kapiteni i Holandës, Virgil van Dijk.
“Ai mund të jetë akoma shumë më i mirë se sa është tashmë, por ai ka një mentalitet të mirë, kështu që nuk jam i shqetësuar se kjo nuk do të ndodhë. Unë kam besim tek ai”.







