Futbollisti serb Nenad Tomović, në një intervistë për mediumin "Sportinjo", ka folur për sfidën e radhës mes Serbisë dhe Shqipërisë, si dhe për incidentin e paharrueshëm të disa vite më parë në Beograd.
Ndeshja u ndërpre, pasi një dron me flamurin e "Shqipërisë Etnike" me “Autochthonous” dhe dy figurat e shquara kombëtare, Ismal Qemalit dhe Isa Boletinit, u fut në stadium që i parapriu incidentit.
Tomovic, vazhdon të jetojë me paranojat e atij momenti, pasi së fundmi ai ka deklaruar se incidenti ishte i planifikuar dhe të inskenuar, ku edhe lojtarët shqiptarë në fushë e dinin këtë gjë.
“Sinqerisht, ishte një provokim i madh të shihnim atë flamur të valëvitej mbi kokat tona. Sipas mendimit tim, Stefani reagoi me mençuri dhe e uli menjëherë".
"Mund ta shihni këtë nga reagimi i tyre, nga mënyra se si ata vrapuan brenda dhe si filluan ta mbronin atë flamur. Mendoj se gjithçka ishte e planifikuar, e inskenuar, pastaj të gjithë filluam të vraponim brenda, filluan incidentet, por siç thashë pak më parë, mendoj se gjithçka duhej të kishte ndodhur në fushë dhe të mos kishte mbaruar kështu, por ky ishte padyshim qëllimi i tyre. Atë që planifikuan, përfundimisht e arritën”, deklaroi Tomovic për "Sportinjo". Versus.al







