
Miri Shahini, ish-finalisti i Big Brother VIP 5 i cili u rendit i dyti në garën për çmimin e madh, ka folur së fundmi për raportin që ka me ish-banorët pas përfundimit të spektaklit.
Ai tregoi se me Selin nuk ka patur asnjë kontakt dhe shtoi se nuk mban asnjë mëri ndaj saj. Në vazhdim ai i ashpërsoi komentet për çiftin Mateo-Brikena dhe konkretisht për Mateon duke e quajtur këtë të fundit si banorin më “fallco” të edicionit. Ai tha se strategjia e tyre ka qenë e menduar mirë dhe se lidhja është shfrytëzuar jo vetëm brenda shtëpisë, por edhe pas daljes. Të njëjtin mendim e kishte edhe për çiftin Selin-Gimbo.
“Mateo–Brikena dhe Selin–Gimbo po shfrytëzojnë lidhjet e tyre për vëmendje dhe përfitime personale. E kanë shfrytëzuar lidhjen brenda, por po e shfrytëzojnë edhe jashtë”- u shpreh banori. Versus.al

