MAGAZINË /

VIDEO/ Jennifer Lopez performon në dasmën e miliarderit indian, u pagua 2 mln dollarë

Nusja është vajza e një industriali farmaceutik, ndërsa dhëndri u përfshi në listën Forbes 30 Under 30 për vitin 2024.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Jennifer Lopez performon në dasmën e miliarderit indian, u

Pasurisë së divës së muzikës Jennifer Lopez iu shtuan dhe 2 milionë dollarë në 24 orët e fundit falë paraqitjes së saj në dasmën e një miliardieri indian fundjavën e kaluar.

Ajo gjithashtu u kujdes që të argëtonte mysafirët në qytetin Udaipur të Indisë, duke kërcyer e kënduar hitet e saj më të njohura, si “Waiting for Tonight” dhe “Get Right”.

JLO e mbylli performancën e saj mahnitëse duke ngritur dhe një dolli për  çiftin i cili shoqëroi këngëtaren në skenë.

Nusja është vajza e Rama Raju Mandena, një figurë e shquar në industrinë farmaceutike, pasi është presidente dhe drejtuese ekzekutive e Ingenus Pharmaceuticals.

Po aq i pasur është edhe dhëndri, i cili është bashkëthemelues dhe drejtor teknologjie i platformës së shpërndarjes së ushqimit Superorder dhe u përfshi vitin e kaluar në listën Forbes 30 Under 30.

Dasma e tyre luksoze katërditore nisi më 20 nëntor dhe përfshiu performanca nga muzikantë të njohur, përfshirë edhe DJ Tiësto.

Në listën e të ftuarve ishin dhjetëra yje të Bollyëood-it, si dhe Donald Trump Jr. me partneren e tij, Vetin Anderson./Versus.al

 

 

Poll