MAGAZINË /

Kapi Stresin dhe e detyroi ta puthte, Jozi: S'kemi bashkëpunim, kushdo që gabon me mua, e merr hakun

Shkruar nga Versus

Kapi Stresin dhe e detyroi ta puthte, Jozi: S'kemi bashkëpunim, kushdo

Ish-banori i Big Brother VIP, Joz Marku ka reaguar për herë të parë në media lidhur me videon që u bë virale në rrjet ku shihej teksa e detyronte reperin Stresi ta puthte.

Pavarësisht se reperi u përpoq ta shfaqte këtë ngjarje si një pajtim mes tyre dhe video “prank”, Jozi ka rrëfyer së fundmi se gjesti të cilin e detyroi Stresin ta bënte është diçka më e ndërlikuar sesa shenjë pajtimi apo miqësie.

Gjatë kohës që Jozi ka qenë brenda shtëpisë së Big Brother, reperi kishte bërë deklarata të forta drejt tij madje edhe duke e paralajmëruar pasi të dilte nga spektakli. Për këtë gjë Jozi ka patur një kundërpërgjigjie. Ndërsa theksoi se mes tyre nuk ka asnjë lloj bashkëpunimi, pavarësisht se Stresi e kishte pretenduar një gjë të tillë pas videos që u publikua.

“Stresi është një djalë i mirë, por mes nesh nuk ka qenë vetëm shoqëri. Ka pasur një lidhje tjetër. Gabimet që kanë ndodhur brenda shtëpisë duhen sqaruar. Djali është artist, është djalë i mirë, i shtëpisë së mirë. Patjetër si çdo njeri gabon, por nuk është mirë me gabu me mua. Nëse gabon me mua, do e marrësh hakun tënd, si për mirë si për keq. Nuk është kjo vetëm për keq. Unë asnjëherë, duke nisur që nga vetja ime, nuk kam për qëllim të arrij diçka duke hedhur baltë mbi imazhin tënd. Unë jam një njeri që nuk i harroj gjërat, qofshin të mira apo të këqija. Nuk jemi takuar për bashkëpunim. Këta pseudoartista që kanë marrë guximin me qitë atë imazhin e vet herët a vonë me ato dënimet përballet. Do ketë një farë sqarimi!”, tha Jozi. Versus.al

Poll