
Çifiti i krijuar në BBVA3 Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi duket se po shijojnë në maksimum romancën mes tyre, pavarësisht se shumë nuk besuan në dashurinë e tyre.
Periudha e verës e ka mbajtur çiftin pranë njëri-tjetrit në shumicën e kohës, e këtë e ka bërë me dije vetë Ilnisa nga postimet në Instastory.
Edhe mbrëmjen e kaluar dyshja po darkonin, mirëpo ajo që bëri përshtypje ishte postimi i Ilnisës.
Teksa në foto përveç gotës së verës dhe ushqimit, ishte edhe një biberon e në sfond duket Meritoni.
Krahas fotos ajo shkruajti: ''Koha po ecën, ditët po ikin o Meriton Mjekiqi''.
Kjo lë të nënkuptohet se dëshira e Ilnisës për të patur një fëmijë me moderatorin sa vjen e rritet.
/ Versus.al








