MAGAZINË /

Kombëtarja shqiptare merr lajmin e keq, lojtari nuk ja del për ndeshjen ndaj Serbisë

Ismajli do të qëndrojë jashtë fushave për rreth 1 muaj.

Shkruar nga Versus

Kombëtarja shqiptare merr lajmin e keq, lojtari nuk ja del për

Në prag të ndeshjes me Serbinë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026, Kombëtarja shqiptare do të duhet të gjejë një zëvendësues për mbrojtësin Ardian Ismajli.

Futbollisti shfaqi probleme në ndeshjen ndaj Parmës, ndërsa pas verifikimeve kanë rezultuar më serioze sesa pritej.

Sipas mediave italiane, Ismajli do të qëndrojë jashtë fushave për 1 muaj. Në kushte të tilla, trajneri Sylvinho do të duhet të gjejë një titullar tjetër për ndeshjen që do të luhet në Serbi më 11 tetor.  Në dyshim për Serbinë janë edhe disa futbollistë të tjerë të kombëtares. Versus.al

Poll