MAGAZINË /

Kritikoi kushtet në Lojërat Olimpike të Francës, fituesi i medaljes së artë ia fut gjumit në stol

Ceccon pati kritika për mënyrën e akomodimit dhe të ushqimit në "fshatin olimpik" të ndërtuar për atletët.

Shkruar nga Versus
Kritikoi kushtet në Lojërat Olimpike të Francës, fituesi i
Thomas Ceccon duke fjetur në stol

Fshati Olimpik në Francë i krijuar për të pritur atletët më të mirë në botë, ka hasur kritika të shumta por këtë herë nga një fitues i medaljes së artë olimpike. Thomas Ceccon në fotot e publikuara në rrjetet sociale shihet teksa fle pranë një stoli në park ditë pasi kishte thënë disa fjalë të ashpra lidhur me kushtet në të cilat jetonte në fshat.

Ceccon u ankua për mjedisin, kushtet e pastërtisë si dhe ushqimin e keq.

Duke e konsideruar fshatin olimpik si “humnerë”, notari italian duket se ka vendosur që gjumi në natyrë është më i mirë sesa shtrati i kartonit që u ishte lënë për të fjetur.

23-vjeçari ka qenë i zëshëm për akomodimin e tij që nga humbja e tij gjatë finales së 200 metrave në shpinë të mërkurën më 31 korrik.

Ai u tha gazetarëve: “Nuk ka ajër të kondicionuar në fshat, është vapë, ushqimi është i keq. Shumë atletë lëvizin për këtë arsye: nuk është një alibi apo justifikim, është realiteti i asaj që ndoshta jo të gjithë e dinë”. Versus.al

Poll