MAGAZINË /

Kur ke bërë s*ks për herë të parë? Habit Rudina Dembacaj: Ku di gjë unë, sa burra kam ndërruar

Shkruar nga Versus

Kur ke bërë s*ks për herë të parë? Habit Rudina

Si rrallë herë, aktorja Rudina Dembacaj ka folur për eksperiencat e saj seksuale duke ngjallur edhe polemika me deklaratat e saj. E pyetur në “Goca dhe Gra” se kur kishte kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë, ajo u shpreh se nuk e mbante mend.

“Ku di gjë unë, sa burra kam ndërruar”, u shpreh Rudina Dembacaj, duke shtuar se “I kam kaluar kështu, se bëj shaka”.

Për marrëdhënien me Mark Frrokun tha se kishte lindur nga miqësia që kishin pasur me njëri-tjetrin. Rudina Dembacaj u shpreh se romanca e tyre ka qenë si një telenovelë, duke u shprehur se “nuk e kujtoj kohën kur, por në atë moment shpërthyen fishekzjarre”.

“Marrëdhënien e parë? Se mbaj mend fare, ku di gjë unë, sa burra kam ndërruar unë. I kam kaluar kështu. (Se bëj shaka) Nuk e mbaj mend kur kam kryer marrëdhënie për herë të parë me Markun. Unë dhe im shoq jemi njohur si shokë. Ka qenë një telenovelë, “jo po unë të dua”, “jo po s’është gjëja e duhur”. Nuk kujtoj kohën kur, por kujtoj që shpërthyen fishekzjarre”, tha aktorja në “Goca dhe Gra”.

Ajo pranoi se përpos momenteve të lumtura kanë edhe ditë të vështira, duke treguar edhe “defektet” e bashkëshortit të saj. Rudina Dembacaj u shpreh se Mark Frroku e “acaron” pak, teksa theksoi se edhe vetë është “natyrë ekstremiste”.

“Nuk shkojmë vetëm mirë, por më acaron pak, ngaqë jemi në TV s’do themi vetëm të mirat. Unë jam pak natyre ekstremiste, dhe të them të drejtën acarohem shumë shpejt.

Fundi është gjithmonë pozitiv, deri tani të paktën, se unë e kam deklaruar gjithandej se nuk mbaj përgjegjësi sa më zgjasin marrëdhëniet, deri tani jam shumë e lumtur. Flasim prapë herë tjetër”, u shpreh moderatorja.

Më herët, moderatorja ka qenë e fejuar me regjisorin Eduart Grishaj i cili tashmë është në një marrëdhënie me Arbana Osmanin me të cilën ka edhe dy fëmijë. Ndërsa Rudina ka qenë e martuar me Aleksander Varfaj dhe kanë një vajzë së bashku, Viktorian, por kjo marrëdhënie nuk shkoi siç dyshja e priste.

Poll