MAGAZINË /

"Kush do ma pasojë topin tani?", Jordi Alba pensionohet nga futbolli, Messi prek me reagimin e tij

Shkruar nga Versus

"Kush do ma pasojë topin tani?", Jordi Alba pensionohet nga

Jordi Alba i jep fund një karriere të lavdishme, pas më shumë se një dekade në elitën e futbollit.

Lamtumira e tij emocionoi botën, duke prekur veçanërisht Lionel Messin, me të cilin ndau disa nga momentet më të paharrueshme në fushë. Messi reagoi me një mesazh prekës ndaj njoftimit të Jordi Albas për tërheqjen nga futbolli në fund të këtij sezoni.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, aktualisht pjesë e Inter Miami, bëri të ditur vendimin përmes një postimi në Instagram, ku menjëherë mori një koment emocionues nga shoku i tij i vjetër i skuadrës.

"Kush do ma pasojë topin tani?", Jordi Alba pensionohet nga

“Faleminderit, Jordi. Do të më mungosh shumë. Pas gjithçkaje që kemi përjetuar bashkë, do të jetë e çuditshme të shikoj në të majtë dhe të mos të shoh aty... është e pabesueshme sa shumë asistime më ke dhënë ndër vite... kush do ma pasojë topin tani?”, shkroi Messi nën postimin e Albas.

Të dy futbollistët shkruajtën histori tek Barcelona ku formuan një prej dysheve më të frikshme në historinë e futbollit. Versus.al

Poll