MAGAZINË /

Luiz Ejlli pas fitores së Kombëtares: Shqipëria tregoi shpirtin e një kombi që nuk dorëzohet kurrë!

Shkruar nga Versus
Luiz Ejlli pas fitores së Kombëtares: Shqipëria tregoi shpirtin e
Luiz Ejlli

Pas triumfit të madh të Kombëtares shqiptare, artisti, këngëtari e njekohesisht fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’, Luiz Ejlli ka reaguar me një mesazh emocionues në rrjetet sociale, duke shprehur krenarinë e tij për ekipin kuqezi dhe shpirtin luftarak të shqiptarëve.

Në një postim të ndarë në “Instagram Story”, Luiz Ejlli shkruan:

“Sonte Shqipëria tregoi shpirtin e një kombi që nuk dorëzohet kurrë. Kjo fitore është mesazh krenarie, uniteti dhe besimi. Është kujtesë se kur jemi bashkë, jemi të pathyeshëm. Sonte kemi dëshmuar se Shqipëria nuk shkon në Botëror për të marrë pjesë, por për të bërë histori!”

Me këto fjalë, fituesi i “Big Brother VIP Albania” shprehu jo vetëm entuziazmin për rezultatin e Kombëtares, por edhe ndjenjën e bashkimit që kjo fitore ka sjellë tek shqiptarët kudo në botë.

Postimi i tij është pritur me shumë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët ndanë të njëjtin emocion dhe krenari kombëtare. 

Luiz Ejlli pas fitores së Kombëtares: Shqipëria tregoi shpirtin e

Tags:

luiz ejlli

Poll