
Një lajm i keq është ai i ndodhur së fundmi në Itali ku përveçse skuadra e Torinos u mposht me rezultatin 2-1 nga Parma, u dëmtua edhe mbrojtësi i kombëtares, Ardian Ismajli.
Në minutën e 77-të, futbollisti i Shqipërisë kërkoi zëvendësimin, pasi e kishte të pamundur të vazhdonte takimin. Ky dëmtim i tij frikëson edhe trajnerin Sylvino se mbase Ismajli s'do jetë i gatshëm për ndeshjen që luhet në Serbi më 11 tetor.
Orët e ardhshme ekzaminuese do jenë vendimtare për mbrojtësin e kombëtares. Ndërkohë, kjo ishte humbja e dytë radhazi për Torinon. Versus.al







