
Reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy, është ndaluar nga autoritetet zvicerane në aeroportin e Zyrihut. Policia Kantonale e Zyrihut konfirmoi arrestimin për median zvicerane Watson, duke njoftuar se reperi ishte në kërkim nga Prokuroria për Krime të Rënda me Dhunë.
Si pasojë e arrestimit, Noizyt nuk arriti të performonte në koncertin e paralajmëruar për mbrëmjen e së shtunës, më 5 korrik, në një klub shqiptar në Zvicër.
Ky koncert ishte planifikuar të ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të verës për reperin dhe pjesë e promovimit të albumit të tij më të fundit. Deri tani, reperi nuk ka dhënë ndonjë koment zyrtar për këtë situatë.
Më herët Noizy ishte arrestuar edhe në Shqipëri në gusht të vitit të kaluar, pasi ishte në kërkim policor për përfshirje në një sherr në një diskotekë në Pejë. Pas disa ditësh, ai u lirua me kusht, ndërsa në nëntor u dënua me një gjobë prej 15,000 eurosh për këtë incident./Versus.al







