MAGAZINË /

“Merrja milionat sapo mbarova shkollën” rrëfimi i Albanos: Nisa alkoolin se nuk menaxhoja dot famën dhe paratë

Aktori ka rrëfyer pjesë nga jeta e tij, të cilat thotë se ndikuan për keq gjatë kohës që korri sukses me shfaqjet e humorit në 2XL.

Shkruar nga Versus

“Merrja milionat sapo mbarova shkollën” rrëfimi i Albanos:

Aktori i humorit Albano Bogdo ka rrëfyer detaje të pathëna më parë rreth jetës së tij personale. Duke nisur nga përfundimi i fakuletit, Albano thotë se fama e tij mori përmasa të mëdha në television dhe menjëherë pati fitime të majme, deri në miliona lekë.

Por ai ka rrëfyer mes të tjerash sesa të vështirë e pati ta menaxhonte këtë sukses të vrullshëm duke treguar sesi sapo mbaronte shfaqja e spektaklit 2XL, ai shkonte direkt në lokal dhe pinte alkool.

“Ka shumë gjera për mua që njerëzit nuk e dinë, se unë refuzoj të flas. Fillova alkoolin nga fama, sepse nuk dija si ta menaxhoja famën. Sa mbarova shkollën e lartë fillova punë dhe nuk kam pasur rrogë që kur kam punuar aktor, mos të mbaronte me milionë në fund. Kur fillon merr miliona nuk di si të menaxhosh famën, nuk di si të menaxhosh lekët, jetën etj. Unë sa mbaroja 2XL dhe shkoja menjëherë te një lokal dhe i thosha me jep alkool se nuk di çfarë të bëj. Ishte shumë e çuditshme kur të flisnin femrat vetë. Pse? Sepse kishe filluar të dilje në televizor. Për këto gjera të shkatërron fama. Unë njësoj kam qenë, nuk jam as i bukur dhe as i shëmtuar. Nëse i flisje një goce, i thoshe a mund të të qeras diçka? Thoshte absolutisht jo. Po kur ti del në televizor vijnë të thonë: O yll i bukur, ti do vish me ne etj. Kjo të bën të vuash shumë”, rrëfeu aktori.

Teksa tregoi për raportet me vajzat, aktori tha se kërkon që të gjejë një vajzë serioze, siç tha ai që t’i ngjajë nënës së tij, pasi vetëm asaj i beson.

“Për momentin jam beqar, jam i hapur për dashuri, për një vajzë të bukur. Po vdes të bëhem baba, por skam me kë ta bëj. Kam qenë 400 herë i lidhur, 40 herë i dashuruar”, u shpreh Albani në emisionin “S’e luan topi”.

I pyetur nëse ke nxjerrë ndonjë vajzë nga shtëpia, Albano u përgjigj: “Kam nxjerrë disa vajza, për një kam thënë se ishte e famshme. Nuk e kam pasur as të dashur. Ishim duke bërë seks dhe pasi mbaruam më tha diçka si e mençur. I thashë lerë si muhabet. Jo këmbënguli, bënte kështu si feministë. E nxora jashtë nga shtëpia, ishte vetëm me mbathje dhe sytjena. Rrobat ja hodha nga dritarja. I thashë vishu aty poshtë. Po flisnim konkretisht për nudizmin dhe më thoshte që po të shkojnë në një plazh nudist ti do jesh më në siklet sepse unë jam krenar për trupin. Donte të më fuste në palestër, ndërkohë që unë pija 4 shishe uiski në ditë”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: