MAGAZINË /

Ofendimi për Beatrix Ramosajn, flet Albano Bogdo: Reagimi ishte i ekzagjeruar, kërkova numrin e saj, por…

Shkruar nga Versus

Ofendimi për Beatrix Ramosajn, flet Albano Bogdo: Reagimi ishte i

Si rrallë herë aktori i humorit, Albano Bogdo është rrëfyer për jetën e tij personale në emisionin “S’e luan topi”.

Përveç gjërave të tjera, Albano foli kryesisht për deklaratën e bërë prej tij kundrejt ish-banores së BBVIP 1 Beatrix Ramosaj për lidhjen që kjo e fundit krijoi brenda shtëpisë me Donald Veshajn.

Aktori u shpreh se i ka kërkuar falje publikisht, teksa ka tentuar edhe të komunikojë personalisht me të, por pa rezultat.

“Atëhere thashë se isha njeriu më i urryer në Ballkan sepse rastisi që në të njëjtën ditë që unë thash batutën, ai serbi bëri atë masakrën në Kosovë. Nuk po merrej askush me atë, po merreshin me mua. Ishte i ekzagjeruar reagimi. Erdhi nga njerëz që s’kanë asnjë lloj…

Nuk është se çfarë the, është që e the në një moment që ata po kalonin aq shumë në jetë, dhe i preku aq shumë. Mua kjo më intereson, sa është prekur Albani dhe Beatrixs.  Nuk kam komunikuar, por i kam kërkuar falje Beatrixsës. I kam kërkuar ndjesë nga ana njerëzorë. PO të kisha mundësi të komunikoja nuk do t’i thoja në emision.

E kam kërkuar numrin e saj disa herë, por nuk ma dhanë. Mora vesh që ata po kalonin një periudhë të vështirë në jetën e tyre dhe vendosën të largoheshin nga Shqipëria. Albani po jepte dorëheqje nga muzika shqiptare, të dy, dhe për të ikur më pas për një jetë më të mirë në Amerikë.

Ishte Albani, një artist i shkëlqyer që sapo kishte fituar festivalin, ndërsa e motra që shkëlqeu në BBV. Ju (publiku) i zhdukët nga Shqipëria, kur e kam thënë unë kanë qenë duke kërkuar punë në Amerikë. Publiku dhe influencerat i zhdukën nga Shqipëria, ndërkohë më thonin mua si e thua, ndërkohë që nuk lanë gjë pa thënë për të”, u shpreh Albano Bogdo. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: