MAGAZINË /

Mjegull e dendur dhe ngrica në rrugë, si parashikohet të jetë moti gjatë ditës së sotme

Parashikimi i motit, 5 shkurt.

Shkruar nga Versus

Mjegull e dendur dhe ngrica në rrugë, si parashikohet të

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 10m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare e kryesisht ate jugperëndimore nga orët e mesditës era fiton shpejtësi deri në 16m/sek, me valëzimin në dete 3ballë.

Prezencë e mjegullës së dendur, mjegullinës përgjatë zonave luginore, si dhe e ngricave në akset rrugore.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -3 deri 7°C      

në zonat e ulëta 5 deri 16°C

në zonat bregdetare 6 deri 16°C. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: