
Pas një periudhe përplasjesh publike, heqjesh nga YouTube dhe deklaratash të forta, duket se Fifi dhe Egli Tako i kanë lënë pas mosmarrëveshjet, duke u shfaqur sërish në raport të mirë me njëra-tjetrën.
Ky zhvillim ka ngjallur menjëherë reagime të forta në rrjetet sociale.
Ndjekësit e dy figurave publike kanë shpërthyer në komente negative, duke i akuzuar për "tallje me publikun" dhe për përdorim të situatave personale për vëmendje mediatike.
'Të dy-ja këngët më shumë se të zakonshme. Stil tallava. Egli ajka e artistëve sikur pretendonte , sërish gabon me këtë stil. Don’t like it ..(nuk më pëlqen)
'Fifi mashtruse e keqe shfrytëzon Eglin për famë. Pse Egli nuk e poston këngën në YouTube por vetëm Fifi për të pasur më shumë përfitime, mashtruse, më vjen keq për Eglin që ka ra në dorën tënde mos i fshi komentet'
'Jeni shum palidhje .. mos kopjoni Dhurata Dorën'
'Psikopatet luajnë me publikun thu ti që si dim se kush janë njëra me stupc tjetra, lat nam debile hejau folloven këtyre dy psikove bashkë që janë bajnë vetëm për vëmëndje sa turp për ty o Fifi stupca'
'Ccfarë femrash legene, i kapet portalet për vëmendje dhe i vutë këngët prapë'
'Asnjë mos i bënë like videos, janë tall me publikun me ju q*fsha racën', janë disa nga komentet në Instagramin e këngëtares, Fifi.
Kujtojmë që konflikti mes Fifit dhe Eglit mori vëmendje të madhe në media, veçanërisht pas largimit të përmbajtjeve muzikore të përbashkëta dhe deklaratave publike ku secila palë la të kuptohej për prishjen e marrëdhënies.
Megjithatë, nuk ka ende një qëndrim zyrtar nga asnjëra prej tyre, ndërsa reagimet e publikut vazhdojnë të jenë të ndara – mes zhgënjimit dhe mbështetjes./Versus.al








