MAGAZINË /

Ndeshja Letoni–Shqipëri, UEFA cakton gjyqtarin që u bë i njohur pas sulmit skandaloz nga presidenti i një klubi në mes të fushës

Në qendër të vëmendjes është emri i gjyqtarit kryesor, Halil Umut Meler, një figurë e njohur në arenën ndërkombëtare jo vetëm për karrierën e tij, por edhe për një ngjarje të rëndë që tronditi botën e futbollit.

Shkruar nga Versus
Ndeshja Letoni–Shqipëri, UEFA cakton gjyqtarin që u bë i
Momenti kur Halil Umut Meler goditet me grusht nga Faruk Koca

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026 në transfertë ndaj Letonisë, një përballje interesante që do të gjykohet nga një ekip arbitrash turq.

Në qendër të vëmendjes është emri i gjyqtarit kryesor, Halil Umut Meler, një figurë e njohur në arenën ndërkombëtare jo vetëm për karrierën e tij, por edhe për një ngjarje të rëndë që tronditi botën e futbollit.

Meler ishte viktimë e një sulmi fizik në dhjetor 2023, kur presidenti i klubit turk Ankaragücü, Faruk Koca, e goditi me grusht në fytyrë pas një ndeshjeje ndaj Rizesporit.

Më pas, persona të tjerë nga stafi i klubit e shkelmuan ndërsa ai ndodhej i shtrirë në tokë, duke i shkaktuar fraktura të rënda që e çuan në spital. Pas këtij incidenti, kampionati turk u pezullua për një javë dhe presidenti i klubit përfundoi në burg.

Asistentët e Melerit për ndeshjen Letoni–Shqipëri do të jenë Kerem Ersoy dhe İbrahim Çağlar Uyarcan, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Oguzhan Çakır. Në dhomën e VAR-it do të jenë dy gjyqtarë gjermanë: Harm Osmers dhe Daniel Schlager.

Gjithashtu, për këtë përballje është caktuar si vëzhgues i gjyqtarëve italiani Gianluca Rocchi, një tjetër emër i njohur në fushën e arbitrimit ndërkombëtar./Versus.al

Poll