MAGAZINË /

Puthja në skenë ndez thashetheme: Rikthehet romanca mes Gjestit dhe Eglit?

Gjatë performancës së këngëtarit, një fanse i dhuroi Gjestit një bluzë me fotografinë e tij dhe të Eglit, duke ngjallur menjëherë reagimin e publikut.

Shkruar nga Versus
Puthja në skenë ndez thashetheme: Rikthehet romanca mes Gjestit dhe
Gjesti/Egli

Një mbrëmje muzikore që pritej të ishte thjesht një tjetër koncert, u kthye në një skenë emocionesh dhe nostalgjie.

Gjatë performancës së këngëtarit, një fanse i dhuroi Gjestit një bluzë me fotografinë e tij dhe të Eglit, duke ngjallur menjëherë reagimin e publikut.

Të pranishmit nisën të brohorasin me entuziazëm: “Puth Eglin! Puth Eglin!”

Fillimisht, Gjesti reagoi me kujdes, duke thënë me humor dhe ndjenjë: “Kjo duhet me u bë me ndjenja, jo veç ashtu.” Por, nën duartrokitjet e zjarrta të audiencës, ai u afrua dhe e puthi Eglin – një moment që ndezi menjëherë sallën dhe rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Ky gjest  ka rikthyer spekulimet për një mundësi pajtimi mes dyshes. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht pas koncertit, fansat janë të bindur: ndoshta kjo puthje është më shumë sesa thjesht një moment artistik./Versus.al

 

Poll