AKTUALITET /

EMRAT/ Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen 3 shqiptar njëri i kërkuar nga SPAK

Gjatë kontrolleve, policia sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge të ndarë në doza, të cilat dyshohet se ishin për shpërndarje në ishull.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen 3 shqiptar

Në kuadër të një operacioni të gjerë anti-drogë në ishullin e Mykonos, policia greke arrestoi tre shtetas shqiptarë, mes tyre edhe një person të shpallur në kërkim nga SPAK.

Hetimet zbuluan veprimtarinë e një grupi kriminal që, të paktën prej majit 2025, trafikonin sasi të konsiderueshme droge, përfshirë kokainë, kokainë rozë, marijuanë dhe tableta narkotike në zonën e Mykonosit.

Anëtarët e grupit kishin marrë në qira tre banesa ngjitur, të cilat përdornin si depo për lëndët narkotike. Ata përdornin automjete private dhe motoçikleta si mjete “operative” për të transportuar dhe shpërndarë drogën nëpër ishull, duke përfituar shuma të mëdha parash.

Në pranga ranë Spiro Lila, 30 vjeç, (i kërkuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal në Sarandë) dhe Roland Allka, 33 vjeç, të dy nga Gramshi, si dhe Euglend Dumi, 36 vjeç, nga Vaqarri i Tiranës. Lila është person i shpallur në kërkim nga SPAK, si anëtar i një grupi kriminal me bazë në Sarandë, i goditur nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda në maj 2019 për trafik ndërkombëtar droge.

Gjatë aktivitetit kriminal, një nga anëtarët mbante rolin e “rojës telefonike”, qëndronte jashtë banesave për të shmangur kapjen, ndërsa pjesëtarët e tjerë lëviznin nëpër ishull me makina dhe motoçikleta, duke vëzhguar dhe duke kryer ndalesa të shkurtra për të shpërndarë drogën.

Në kontrollet e kryera, me ndihmën e një qeni policie, u sekuestruan 932.22 gram kokainë, 7 gram kokainë rozë, 899 gram marijuanë, 1.4 gram metamfetaminë kristalore, 93 tableta narkotike, 5,060 euro, një pistoletë me 10 fishekë, një thikë, një automjet, një motoçikletë, tre peshore elektronike precize dhe katër telefona celularë.

Vlera e drogës së sekuestruar, sipas policisë, tejkalon 100,000 euro. Drogat do të dërgohen për analiza laboratorike, ndërsa paratë do të depozitohen në Zyrën Tatimore të Mykonos.

EMRAT/ Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen 3 shqiptar

EMRAT/ Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen 3 shqiptar

EMRAT/ Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen 3 shqiptar /Versus.al

Poll