AKTUALITET /

Mashtrim në emër të Postës Shqiptare – AKSK paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare online!

Sipas njoftimit zyrtar, kjo fushatë mashtruese ka për qëllim vjedhjen e të dhënave bankare dhe të kartave të kreditit përmes një faqeje të rreme. Domaini i rrezikshëm është identifikuar dhe është raportuar menjëherë për bllokim pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Shkruar nga Versus

Mashtrim në emër të Postës Shqiptare – AKSK

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka reaguar me urgjencë pas zbulimit të një skeme të rrezikshme mashtrimi që po qarkullon në rrjet, duke paralajmëruar qytetarët të mos bien pre e mesazheve të rreme që pretendojnë se vijnë nga Posta Shqiptare.

Sipas njoftimit zyrtar, kjo fushatë mashtruese ka për qëllim vjedhjen e të dhënave bankare dhe të kartave të kreditit përmes një faqeje të rreme. Domaini i rrezikshëm është identifikuar dhe është raportuar menjëherë për bllokim pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

AKSK thekson se kjo skemë nuk lidhet me ndonjë aktor të sponsorizuar specifik, por përfaqëson një tjetër tentativë të radhës për të manipuluar qytetarët dhe për të përfituar në mënyrë të paligjshme përmes inxhinierisë sociale dhe mashtrimeve digjitale.

Rastet e tilla kanë ndodhur edhe më parë, ku emri i Postës Shqiptare është përdorur në mënyrë të paligjshme për të krijuar besueshmëri te viktimat.

Autoritetet bëjnë thirrje që të mos plotësohet asnjë formë apo link i dyshimtë, dhe të mos jepen në asnjë rast të dhënat personale apo bankare në rrugë digjitale pa verifikim të plotë.

AKSK njofton se vijon monitorimin e situatës në kohë reale dhe është në bashkëpunim të ngushtë me institucionet përkatëse për të parandaluar dhe ndaluar çdo përpjekje të ngjashme në të ardhmen.

Qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë.

Njoftimi i AKSK-së:

KUJDES: Mos bini pre e mashtrimeve online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndërmarrë menjëherë të gjitha masat për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare përmes mesazheve të rreme në emër të Postës Shqiptare.

Domaini i rrezikshëm është raportuar dhe dërguar për bllokim te AKEP.
Kjo fushatë nuk ka lidhje me një aktor të sponsorizuar specifik, por është një tjetër përpjekje për të vjedhur të dhënat e kartave të kreditit, njësoj si rastet e mëparshme që janë hasur nga imitues të Postës Shqiptare.

Kujdes! Mos jepni në asnjë rast të dhënat tuaja bankare apo të kartës përmes formave të dyshimta!

AKSK vijon monitorimin dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet përgjegjëse për të parandaluar çdo përpjekje për mashtrim digjital. Versus.al

Tags:

aksk njoftim

Poll