AKTUALITET /

Zbardhet vjedhja e 6 milionë lekëve në Korçë, autorët përdorën djalin e pronarit për të marrë paratë nga kasaforta!

Pas një hetimi intensiv dyvjeçar, Policia e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka zbardhur vjedhjen e ndodhur më 4 dhjetor 2023 në banesën e shtetasit A. S., në fshatin Goskovë, ku u vodhën 600,000 lekë të rinj.

Shkruar nga Versus

Zbardhet vjedhja e 6 milionë lekëve në Korçë,

Pas një hetimi intensiv dyvjeçar, Policia e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka zbardhur vjedhjen e ndodhur më 4 dhjetor 2023 në banesën e shtetasit A. S., në fshatin Goskovë, ku u vodhën 600,000 lekë të rinj.

Në kuadër të hetimeve, u dokumentua me prova ligjore se dy persona ishin autorët e vjedhjes, ndërsa një 16-vjeçar dyshohet si bashkëpunëtor. Si rezultat, u arrestua shtetasi S. T., 24 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.

Gjithashtu, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Andi Snaço, 21 vjeç, banues në Goskovë, i cili ishte i arrestuar më parë për një vepër tjetër penale dhe ndodhej në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Një 16-vjeçar, nip i pronarit të banesës, u procedua në gjendje të lirë, por iu caktua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Hetimet zbuluan se autorët kishin detyruar djalin e pronarit të banesës të merrte çelësin e kasafortës dhe të nxirrte shumën e parave prej aty.

Njoftimi i policisë Korçë:

 Zbardhet vjedhja e ndodhur në banesën e shtetasit A. S., ku u vodhën 600.000 lekë të rinj, ngjarje e ndodhur më datë 04.12.2023, në fshatin Goskovë. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi 2-vjeçar, dokumentohet me prova ligjore autorësia e vjedhjes në banesën e shtetasit A. S.

Vihet në pranga 1 shtetas, ekzekutohet masa e sigurisë për autorin e dytë që aktualisht ndodhet në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), me masën e sigurisë "Arrest në burg", për një vepër tjetër penale, si dhe procedohet në gjendje të lirë një 16-vjeçar.

Si rezultat i një pune intensive hetimore, të kryer me metoda speciale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i vjedhjes së kasafortës në banesën e shtetasit A. S., në fshatin Goskovë, Korçë, ku dyshohet se është vjedhur një shumë parash prej 600.000 lekësh të rinj.

Në vijim të hetimeve rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë detyruar djalin e shtetasit A. S. që të gjente çelësin e kasafortës që ndodhej në banesën e tij dhe të merrte shumën e parave prej kasafortës.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë ekzekutimi i masës së sigurisë për shtetasin A. Ç., 21 vjeç, banues në Goskovë (i arrestuar për një vepër tjetër penale), dhe u arrestua shtetasi S. T., 24 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale "Vjedhja, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim" dhe "Shtytja e të miturve në krim".

Gjithashtu, u caktua masa e sigurisë "Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore", për 16-vjeçarin (nipin e pronarit të banesës), i dyshuar si bashkëpunëtor i autorëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Versus.al

Poll