Fituesi i medaljes së argjendë në Lojërat Olimpike qitësi turk Yusuf Dikec ka ndezur një debat për të ardhmen e sportit kur ai pyeti miliardierin Elon Musk në platformën e mediave sociale.
Dikec 51 vjeç që u bë viral për shkak të paraqitjes së tij në Lojërat Olimipike, Paris 2024, ku konkurroi me një bluzë të thjeshtë dhe me një dorë në xhep duke lënë menjëanë pajisjet mbrojtëse shkroi në X:
''Përshëndetje Elon, a mendon se robotët e ardhshëm mund të fitojnë medalje në Lojërat Olimpike me duart e tyre në xhep? Si thua ta diskutojmë këtë në Stamboll, kryeqyteti i kulturës që bashkon kontinentet?
Hi Elon, do you think future robots can ëin medals at the Olympics ëith their hands in their pockets????????????? Hoë about discussing this in Istanbul, the cultural capital that unites continents? @elonmusk pic.tëitter.com/BR5iJmNOHD
— Yusuf Dikec (@yusufdikec) August 4, 2024
I menjëhershëm ishte përgjigjja e Musk po në rrjetin i tij social, X, ku shkroi:
Robotët do të godasin në qendër çdo herë.
Dhe duke folur dhe për ftesën që qitësi turk i bëri, CEO i Teslës shkroi: Mezi pres të vizitoj Stambollin është një nga qytetet më të mëdha të botës.
Ky shkëmbim dialogu vjen pasi Musk njoftoi së fundmi planet që kompania e tij Tesla ka për fillimet e prodhimit të robotëve humanoid vitën e ardhshëm dhe për zbatim më të gjërë në vitin 2026.








