MAGAZINË /

Rey Manaj përjashtohet nga skuadra turke! Trajneri: Pse ta mbaj në fushë kur s'bën asgjë?

Shkruar nga Versus

Rey Manaj përjashtohet nga skuadra turke! Trajneri: Pse ta mbaj në

Trajneri i Sivasspor në Turqi ka përjashtuar nga ekipi, sulmuesin shqiptar, Rey Manaj. Riza Çalimbay e kishte kritikuar publikisht më herët pas barazimit pa gola kundër skuadrës së Bodrumit.

Pavarësisht se Manaj është sulmuesi më i mirë që ka, trajneri vuri në dyshim përkushtimin e tij duke thënë se kur ai nuk arrin të krijojë asnjë rast shënimi në fushën e lojës, nuk ka përse ta mbajë në fushë.

“Nuk kemi një skuadër të plotë. Po mundohemi të aktivizojmë kë kemi në dispozicion. Rrezikuam dhe futëm në lojë të gjithë sulmuesit për të fituar ndeshjen. Rey Manaj duhet të përpiqet më shumë. I githë Sivasi e do dhe e quan lojtar të mirë, atëherë duhet të luajë si i tillë. Nuk pati asnjë rast për shënim. Pse ta mbaj në fushë një lojtar pa asnjë rast? Nuk ishte dita e tij, ndaj e zëvendësuam”, kishte thënë trajneri. Versus.al

Poll