POLITIKË /

Linda Rama: Si gruaja e kryeministrit, e kisha të vështirë të ruaja identitetin tim profesional

Shkruar nga Versus

Linda Rama: Si gruaja e kryeministrit, e kisha të vështirë

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ka folur gjithashtu në samitin ndërkombëtar që po mbahet në Tiranë për bashkëpunimin ekonomik. E pyetur nga Cecilia Attias, themeluesja e një fondacioni për gratë dhe ish-zonja e parë e Francës foli për shumë gjëra që nga jetesa si gruaja e kreut të qeverisë e deri tek profesioni i saj.

Ajo tha se më vonë e kuptoi se duhet të ruante identitetin e saj profesional e persona, gjë që ishte shumë sfiduese.

“Do të doja ta nisja me një fakt që të jesh krah Edit në 12 vjet ka qenë mundësi e shkëlqyer për të kontribuuar nga ana ime në një moment historik dhe të rëndësishëm për vendit. Sa i takon profilit, jeta ime është shpenzuar në politikat publike dhe çështjet e zhvillimit. Kam qenë e ndjeshme ndaj grupeve vulnerabël dhe avokate e të drejtave të grave dhe të njeriut. Në një moment të caktuar në kohë përfundova të isha dikush që të isha aktiviste për të drejtat e njeriut në të njëjtën çati me personin që i ishte besuar drejtimi i politikave publike. Sfidë për të dy ne. Kuptova që në fillim që sapo bëhesh bashkëshortja e dikujt që zgjidhet, rreziku është që njerëzit të të shohin vetëm si bashkëshortja e kryeministrit. Në fillim mendova se thjesht do t’i shtoja dimension tjetër profilit tim personal por e kuptova se më duhej të ruaja identitetin tim personal e profesional. Ishte sfiduese. Së pari, ishte e vështirë të tejkaloje skepticizmin e njerëzve. Në fakt unë i jap vetëm makinës, nuk kam dado për fëmijën tim, gatuaj vetë. Nuk e lidhnin vetë këtë lloj narrative me bashkëshorten e dikujt kaq të fuqishëm”- u shpreh Linda Rama. Versus.al

Poll