AKTUALITET /

Detaje nga operacioni në Sarandë/ Prokuroria firmosi fletë-arrestet, në pranga një biznesmen dhe një efektiv policie (EMRAT)

Deri në këto momente raportohet se janë vënë në pranga dy persona, një efektiv policie dhe një biznesmen

Shkruar nga Versus

Detaje nga operacioni në Sarandë/ Prokuroria firmosi

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni blic që po zhvillohet mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës, ku prokuroria ka firmosur dhjetëra urdhër-arreste ndaj punonjësve të Komisariatit të Sarandës, zyrtarë vendorë, si edhe persona të lidhur me sektorin e ndërtimit dhe biznesit.

Sipas burimeve paraprake, hetimet lidhen me dyshime për shkelje të ndryshme penale që kanë të bëjnë me ndërtimet pa leje në zonat e Sarandës dhe Ksamilit.

Deri në këto momente raportohet se janë vënë në pranga dy persona, një efektiv policie dhe një biznesmen.

Masë sigurie është caktuar për kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Sarandë, Eduart Veliu.

Në listën e personave ndaj të cilëve janë marrë masa përfshihet edhe biznesmeni Alqi Papa, i lidhur me objektin “Oaz”, si dhe Irakli Kociu, oficer policie.

Ndërkohë, është arrestuar edhe Kristofor Shkrepa, specialist i policisë në Ksamil, ndërsa ndaj Kastriot Satka është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Ndërkohë masë sigurie është lëshuar dhe për kryeinspektorin e IMT në Sarandë Eduart Veli si dhe për Arjola Dhramin dhe Xhaferr Bajon, pronarë të beach-barit Copacabana në Ksamil.

Masë sigurie edhe për ndërtuesin Merdar Koshi, i cili dyshohet se ka ndërtuar dy kate pa leje në qendër të Sarandës.

Poll