MAGAZINË /

Ndryshon historia / Zbulohet anija 3300 vjeçare plot me mall. Si lundronin 1000 vjet para Krishtit

kjo anije sipas të gjitha gjasave është rrënoja më e vjetër e gjetur ndonjëherë në ujërat e thella të Mesdheut. Ajo është një dëshmi e çmuar e aftësive detare të njerëzve që jetuan më shumë se një mijë vjet para Krishtit.

Shkruar nga a.b.

Ndryshon historia / Zbulohet anija 3300 vjeçare plot me mall. Si

Një anije 3300-vjeçare u gjet në një thellësi prej 1800 metrash me të gjithë ngarkesën e saj të amforave të paprekura rreth 90 kilometra nga bregu verior i Izraelit

Zbulimi ndodhi rastësisht, kur një robot zhytës nga kompania e kërkimit të naftës Energean, që kërkonte burime të reja të mundshme në brigjet e Izraelit, vuri re një anije të mbytur 12-14 metra të gjatë.

Ndryshon historia / Zbulohet anija 3300 vjeçare plot me mall. Si

Zbulimi i anijes, e cila dyshohet se u mbyt gjatë një stuhie ose një sulmi pirati, u njoftua nga ekspertë të Autoritetit Izraelit të Antikiteteve për BBC, ku sqaruan se kjo anije sipas të gjitha gjasave është rrënoja më e vjetër e gjetur ndonjëherë në ujërat e thella të Mesdheut. Ajo është një dëshmi e çmuar e aftësive detare të njerëzve që jetuan më shumë se një mijë vjet para Krishtit.

Ndryshon historia / Zbulohet anija 3300 vjeçare plot me mall. Si

"Anija është në një thellësi të tillë saqë koha ka ngrirë që nga momenti i fatkeqësisë: mbytja dhe ngarkesa e saj nuk u trazuan nga duart e njeriut, as nuk janë ndikuar nga valët dhe rrymat, të cilat në fakt zakonisht cënojnë rrënojat në ujërat më të cekëta”.

Ndryshon historia / Zbulohet anija 3300 vjeçare plot me mall. Si

Vetëm dy relike të tjera anijesh të ngarkuara me mall janë të njohura nga epoka e bronzit të vonë në Mesdhe, por të dyja u gjetën relativisht afër bregut. Ky zbulim i fundit, pra, tregon se atëherë tregtia bëhej jo vetëm duke lundruar nga një port në tjetrin, por edhe në det të hapur, pa parë tokën. "Zbulimi tregon se paraardhësit tanë ishin në gjendje të kalonin Mesdheun. Nga pika e fundosjes, vetëm horizonti është i dukshëm përreth; për t'u orientuar ata ndoshta kanë përdorur trupa qiellorë, apo 'këndin e dielli dhe pozicioni i yjeve'.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: