MAGAZINË /

Në prag të ndeshjes, tifozët shqiptarë sulmohen nga ultrasit gjeorgjianë! Një prej tyre në spital

Shkruar nga Versus
Në prag të ndeshjes, tifozët shqiptarë sulmohen nga ultrasit
Pamje nga vendi ku raportohet të jenë sulmuar tifozët shqiptarë

Tifozët shqiptarë të cilët ndodhen në Gjeorgji për të ndjekur nga afër ndeshjen e Kombëtares, raportohet të jenë sulmuar nga tifozeria vendase. Sipas gazetarit Erion Todhe, tifozët “ultras” të Gjeorgjisë kanë goditur disa prej tifozëve të Shqipërisë, ndërsa grupi “Tifozat Kuq e Zi” kanë kërkuar që policia t’i shoqërojë drejt stadiumit.

“Priten rreth 500 ose pak më shumë tifozë të Shqipërisë. Kanë ardhur tifozë nga vende të ndryshme të Europës. Ka pasur edhe një incident dje. Një tifoz i Shqipërisë, kam mësuar se është goditur nga ultrasit vendas. Grupimi TKZ, ka kërkuar mbështetjen e policisë vendase, për tu shoqëruar drejt stadiumit. Kjo është për shkak të ngjarjeve të ndodhura në Tiranë, ku mesa duket janë goditur edhe tifozë të Gjeorgjisë, pas fitores së tyre. Shpresojmë që të mos ketë ngjarje të tilla më vonë”, tha ai.

Mësohet se një prej të lënduarve, ka përfunduar në spital ku ka marrë ndihmën e parë. Kujtojmë se edhe në ndeshjen që u luajt në “Air Albania” në Tiranë në fund, pati përplasje mes tifozëve gjeorgjianë dhe atyre shqiptarë. Versus.al

Poll