MAGAZINË /

Nisin temperaturat "përvëluese", Tirana mban rekordin sot, si parashikohet të jetë moti në gjithë vendin

Parashikimi i motit, 9 qershor.

Shkruar nga Versus

Nisin temperaturat "përvëluese", Tirana mban rekordin sot,

Deri në mesditë, vendi do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhen akoma më të dukshme.

Më të theksuara paraqiten në zonat malore verilindore-juglindore, por nuk priten reshje. Orët e vona të mbrëmjes do të ri-sjellin kthjellimet në të gjithë territorin e vendit.

Ndërkohë, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit duke bërë që temperaturat minimale të ulet deri në 11°C në zonat malore.

Mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke regjistruar vlerën maksimale deri në 38°C në Tiranë dhe 37 gradë në jug të vendit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë. Versus.al

Poll