MAGAZINË /

'Nuk bëri dot një këngë', Laerti 'shpërthen' ndaj Gjestit: Big Brotherin e fitoi një analfabet funksional

Duke e quajtur këngëtarin një analfabet funksional, aktori nuk e kurseu ironinë duke thënë se e meritonte fitoren se shkatërroi shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi.

Shkruar nga Versus
'Nuk bëri dot një këngë', Laerti
Gjesti/ Laert Vasili

Laert Vasili finalisti i tretë i Big Brother Vip ka dhënë një intervistë së fundmi ku ka folur për përjetimet e tij në këtë format dhe banorët e shtëpisë.

Aktori ka shprehur zhgënjimet dhe tronditjen që ka përjetuar gjatë eksperiencës së tij në formatin televiziv, duke e cilësuar pjesëmarrjen si një nga përjetimet më të vështira të jetës së tij.

 “Jam ndjerë i përdhosur dhe i përbaltur…Ka pasur aq shumë ofendime sa mund të shkojnë në ndjekje penale,” – u shpreh aktori, duke shtuar se kjo çështje do të trajtohet nga përfaqësuesit e tij ligjorë.

Më pas ai u ndal dhe tek fituesi i këtij edicioni, këngëtarin nga Kosova, Gjestin.

Duke e quajtur këngëtarin një analfabet funksional, aktori nuk e kurseu ironinë duke thënë se e meritonte fitoren se shkatërroi shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi.

“Ai e meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi, ai bëri gjithçka. Unë jam tjetër njeri. Di që është futur nja tre katër herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar një dy-tre këngë, nuk regjistroi asgjë, patëm për të shkruar një tekst për Banaking, nuk shkruajti asnjë varg, por ja që publiku paska këtë preferencë. Një analfabet funksional, ndaj është më e bukura ‘notën e mirë’”. u shpreh Vasili për ‘Shqipëria live’./Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: