Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta ka bërë një tjetër deklaratë që ka sjellë reagime të shumta në rrjet sa i takon situatës së saj me Gjestin. Ajo rrëfeu në “Trotuar” se në korridoret e Top Channel kishte pasur një buzëqeshje të ëmbël nga Gjesti. Sipas saj, fituesi i BBVIP4 ishte ai që e pa i pari.
Graciano, që mesa duket i njeh mirë lëvizjet prapa kamerave, e përmendi këtë si një moment që ka lënë përshtypje edhe tek stafi.
Por nuk mbaron me kaq…
Graciano nuk ngurroi t’i përmendte edhe një tjetër emër që gjithmonë ndez situatën – Eglin! Ai e pyeti Xhenetën nëse e kishte takuar në ambientet e televizionit, por përgjigjja që mori, i la të gjithë gojëhapur.
“Nuk i kam takuar në televizion, por kam dëgjuar që po flejnë në të njëjtin hotel ku qëndroj unë në Tiranë. Tani, nuk e di kush po e ndjek kë,” tha ajo me një buzëqeshje që s’dëshiron shumë përkthim.
Pra, ndoshta rrugët e tyre nuk kryqëzohen në ekran, por në hollin e hotelit – historia nuk ka mbaruar. Për ndjekësit që janë në pritje të “episodit tjetër” jashtë shtëpisë së BBV, kjo ishte një dhuratë e papritur. Versus.al








