Aktori Gert Ferra, ish-banor i Big Brother VIP4 ka bërë një deklaratë të fortë për Egli Takon duke thënë se kjo e fundit ka një lidhje jashtë dhe se nuk është ashtu siç duket në pamje të parë.
Ai madje shkoi më tej duke dhënë detaje të tjera për emrin e personit me të cilin sipas tij Egli është lidhur duke zbuluar edhe se është instruktori i palestrës.
“Nuk besoj se Egli është kaq puritane sa kur doli tashmë na ka krijuar një lloj mendimi ndryshe për njeriun që do, që donte dhe që sakrifikoi gjithçka. Ka bërë atë kthesën e madhe që ‘Unë nuk e bëj më për ty sepse kështu e do ti’. Egli ka gjërat e saj për të na thënë, pasi ka dalë jashtë ka kuptuar që Gjesti mund të ketë diçka të vetën.
Kjo Egli a ka ndonjë gjë për të na thënë neve në fund të fundit apo do të vazhdojë të na tregojë që unë hyra në shtëpi për të pastuar imazhin dhe jam ajo goca.
Çfarë është kjo?! Po shikojmë çudira, kam për të thënë që kjo Egli ka pasur ndonjë lidhje para se të hyte në shtëpi? A ka lënë ndonjë gjë hapur? Po të hapësh kamerat e Top Channel-it e shikon me vëmendje kush e ka sjellë ditën e parë fare kur ka ardhur në Top Channel.
Mario quhet. Instruktor palestre, njohur të dy në palestër. Mua më vjen keq sepse po e masakron Gjestin e shkretë, nëse nuk do të kishte qenë ai nuk do dilte ai Xumi në radhë të parë kur nominoi veten dhe Xumin, nuk do ta nominonte kurrë ajo një si Xumi dhe ta nxirrte jashtë vetëm. E kam parë që më ka bërë copë mua dhe çdo banor të shtëpisë dhe nga krahu tjetër arritëm tek pika që thonim: “Do t’i flasësh Gjestit” dhe unë kam arritur deri te pika që kam dëgjuar “Mirë ua bën”- u shpreh Gert ferra. Versus.al








