MAGAZINË /

"Nuk më takon mua t'ju edukoj fëmijët", Buta thirrje prindërve: Mos i lini të dëgjojnë muzikën time

Shkruar nga Versus

"Nuk më takon mua t'ju edukoj fëmijët", Buta

Reperi nga Ferizaj, Betim Januzi, i njohur me emrin e artit Buta, ka folur pa filtra në një intervistë për emisionin Prive, duke bërë kështu daljen e parë pas arrestimit dhe lirimit nga komisariati pasi u kap me lëndë narkotike. 

Ai diskutoi mbi ndikimin e atësisë në jetën e tij, por nuk hezitoi të vendosë kufij kur bëhet fjalë për përmbajtjen e muzikës së tij. Pavarësisht se është bërë baba për herë të parë në shkurt të vitit 2024, me lindjen e vajzës së tij Irina, Buta nuk premton se muzika e tij do të ndryshojë për të qenë më “e pranueshme”.

“Nuk më takon mua t’ua edukojë fëmijët,” u shpreh reperi. 

“Nuk i kisha preferu prindërit me i lënë fëmijët e tyre me ngu muzikën tem se është muzikë e pacensuruar.”

Këto deklarata vijnë në një kohë kur shumë artistë ndihen të detyruar të zbutin përmbajtjen për publik më të gjerë. Por Buta duket i qartë në misionin e tij: muzika është arti i tij, dhe nuk është manual edukimi për fëmijë. Megjithatë, ai pranon se roli i babait e ka ndryshuar në mënyrë thelbësore.

“Irina është motivi dhe forca ime për jetë,” tha ai.

Reperi shton se tani është më i vetëdijshëm për vlerat që përcjell në jetën e përditshme, edhe pse muzika e tij mbetet e pandryshuar në thelb.

“Tani jam më i fokusuar te shembulli që u jap fëmijëve, jo te censura në art,” tha reperi. Versus.al

Poll