AKTUALITET /

''Jam i vetmi mashkull në familje, kujdesem për familjarët'', gjykata liron reperin Buta nga qelia

Gjykata mori vendim ta lironte reperin duke marrë parasysh argumentet e mbrojtjes.

Shkruar nga Versus

''Jam i vetmi mashkull në familje, kujdesem për

Reperi i njohur shqiptar nga Ferizaj, Buta është liruar nga burgu sipas vendimit që gjykata mori sot.

Ky lajm është konfirmuar për mediat e Kosovës nga avokati i reperit, Naum Ferati i cili u shpreh: Butës i është ndërprerë masa e paraburgimit.

Buta u arrestua më 11 shtator, ndërsa një ditë më pas më 12 shtator gjykata caktoi masën e paraburgimit ndaj tij. Ai u mbajt në qeli për disa javë nën dyshimin se ishte i përfshirë në shitblerjen e drogës dhe armëmbajtje pa leje.

Pas seancës së sotme, gjykata mori vendim që ai të lirohej nga paraburgimi, duke marrë parasysh kërkesën e reperit dhe argumentet e mbrojtjes.

Para trupit gjykues, Buta theksoi se ka përgjegjësi të mëdha familjare, duke theksuar se është i vetmi mashkull në familjen e tij.

“Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesem për nënën 63-vjeçare, vajzën 1-vjeçare dhe bashkëshorten time. Pa mua ato nuk mund t’i përballojnë nevojat bazike të jetës,”- mësohet të jetë shprehur reperi. Versus.al

Poll