MAGAZINË /

Orë me diell në të gjithë vendin, por temperaturat bien nën zero gradë! Si pritet të jetë moti sot

Parashikimi i motit, 6 shkurt.

Shkruar nga Versus

Orë me diell në të gjithë vendin, por temperaturat bien

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Përgjatë akseve rrugore në zonat malore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes prezencë të ngricave. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 13m/sek shoqëruar me dallgëzim në dete 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -6 deri 10°C  

në zonat e ulëta 1 deri 19°C

në zonat bregdetare 5 deri 19°C. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: