Trajneri i Ballkanit, Orges Shehi ka folur për ndeshjen që do të luhet më 11 tetor me Serbinë.
Shehi 11 vite më parë në Beograd ishte në rolin mburojës së shokëve të tij të ekipit në atë katrahurë, sot një trajner i sukesshëm i cili falë eksperiencës dhe precedentit ka një këndvështrimin të ndryshëm për këtë ndeshje. Si thotë se presioni është i gjithi mbi serbët dhe se këtë duhet ta përdorin lojtarët shqiptarë.
“Të gjithë e dimë që kjo ndeshja ka edhe ngareksë emocionale Brenda jo vetëm anën futbollistike. Edhe pse duket që një stadium më i vogël I shërben atyre, unë mendoj që na shërben ne. Them kështu pasi atmosfera që krijohet në stadium nuk është njësoj si kur janë 25-30 mijë veta apo sikur janë 6000. Nuk e di se cfarë ndodh me ta nga ana psikologjike, por për mua ata janë më tepër nën presion se sa ne. Ne jemi më lartë në renditje se ata dhe kjo duhet të ndikojë shumë, pasi ne jemi më të qetë dhe duhet të luajmë me nervozitetin e tyre.”-shprehet Orges Shehi. Versus.al







