
Pas një pause të gjatë, artistja e njohur Parashqevi Simaku po bën një rikthim në botën e muzikës, këtë herë me një bashkëpunim interesant – nën menaxhimin e ish-bashkëshortit të saj, Robert Nolfe.
Në këngën e saj të re "Dashuria", Simaku shkëlqen me një imazh të freskët dhe projekti mbart firmën e Nolfe, i cili ka marrë pjesë jo vetëm si producent, por edhe si bashkautor i muzikës.
Ndërkohë, Elton Ilirjani ka lënë të kuptohet se Simaku po përgatitet për një koncert në Tiranë, duke premtuar një shfaqje të paharruar për publikun shqiptar./Versus.al








