MAGAZINË /

Parashqevi Simaku rrëfen largimin nga Shqipëria: Emigrimi, pasaporta false dhe tronditja në New York

Në rrëfimin e saj, ajo zbuloi se udhëtimi drejt Italisë dhe më pas në SHBA ishte i mbushur me emocione, sfida dhe vendime të vështira. Në rrëfimin e saj, ajo zbuloi se udhëtimi drejt Italisë dhe më pas në SHBA ishte i mbushur me emocione, sfida dhe vendime të vështira.

Shkruar nga Versus
Parashqevi Simaku rrëfen largimin nga Shqipëria: Emigrimi, pasaporta
Parashqevi Simaku, Blendi Fevziu

Këngëtarja legjendare Parashqevi Simaku, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, ka ndarë për herë të parë arsyet e largimit të saj nga Shqipëria, në një intervistë të ndjerë për emisionin “Opinion”.

Në rrëfimin e saj, ajo zbuloi se udhëtimi drejt Italisë dhe më pas në SHBA ishte i mbushur me emocione, sfida dhe vendime të vështira.

E prekur nga dëshira e nënës për të parë të vëllain në Itali, Simaku nisi rrugën e emigrimit me ndihmën e mikeshës së saj dhe një ambasadori italian, i cili e kishte ndjekur më parë në mbrëmjet festive që organizonte Partia.

“Po ti je Parashqevia, më tha! Mos ki merak,” kujton këngëtarja momentin kur ambasadori italian u tregua i gatshëm për ta ndihmuar.

Edhe pse e njohur në Shqipëri, ajo kujton se ishte shumë e varfër. Më tej, Simaku zbulon një detaj tronditës: ajo udhëtoi me një pasaportë të blerë kalabreze, me emrin Victoria Marini, falë një çifti shqiptarësh nga Dibra e Maqedonisë që jetonin në New York dhe donin të hapnin një vend muzikor në SHBA.

 “Unë flisja italisht, dukesha si italiane,” thotë ajl.

Më 9 mars 1992, Parashqevia mbërriti në New York dhe përjetoi një tronditje kulturore të thellë:

 “U shokova kur erdha. Gjëja e parë që thosha ishte: pse është qielli kaq i lartë? Në Shqipëri, retë i kemi si kapele.”

Por megjithë tronditjen fillestare, ajo gjeti dashuri dhe përkrahje nga komuniteti shqiptar në SHBA, të cilët e pritën me zemër të hapur.

Poll