Gjermania përballet me Zvicrën, në ndeshjen e fundit të Grupit A në Europian.
“Pancerat” kanë siguruar kalimin e grupit dhe në këtë përballje vijnë me moralin e lartë.
Në krahun tjetër, helvetët do të mjaftoheshin edhe me një barazim, për ta siguruar vendin e dytë.
Në minutën e 29, Zvicra ka shënuar golin e parë. 1-0 për helvetët, falë një goli të shënuar nga Ndoye.
Sulmuesi shfrytëzon si duhet një krosim të Freuler dhe e dërgon topin në rrjetë.







