
Pas incidentit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin ndërsa po largohej dhe ai i hapi derën për të dalë, reagimet në rrjet kanë qenë të shumta.
Mes tyre, edhe ish-banorë të edicioneve të mëparshme kanë marrë fjalën.
Zebervoki është shprehur i revoltuar, jo ndaj incidentit në vetvete, por ndaj disa komenteve që lexonte në rrjete sociale, siç ishte: “Le të vijë Jozi në Kosovë”.
“Nëse vjen Jozi në Kosovë, vij edhe unë me të”, tha Zebervoki, duke sqaruar se nuk po e mbronte atë, por kundërshtonte reagimet që nxisin dhunë me dhunë.
Ai theksoi se nuk i pëlqen aspak shprehja “si mund një shqiptar i Shqipërisë të godasë një shqiptar të Kosovës”, duke shtuar se, sipas tij, duhej thënë thjesht: “një shqiptar godet një shqiptar tjetër”.
“Për mua, Kosova dhe Shqipëria janë një. Shkoj në Kosovë sikur të shkoj në qytetin tim të lindjes”, tha ai me bindje.
Në live-in e tij, Zebervoki përmendi gjithashtu edhe videon që qarkulloi në rrjet, ku disa të rinj shfaqeshin para Top Channel duke thënë: “Hajde përballu me burra”, menjëherë pas incidentit.
Sipas tij, kjo nuk ishte zgjidhja e duhur dhe vuri në dukje se ata djem nuk qëndruan më shumë se tre minuta aty.
Në fund, ai u bëri thirrje ndjekësve të tregohen të kujdesshëm me fjalët dhe të mos nxisin përçarje mes shqiptarëve nga të dy anët e kufirit./Telegrafi








