
Pas fitores në "Big Brother VIP Albania", Gjesti ka shfrytëzuar mundësinë për të ecur përpara në karrierën e tij dhe ka hedhur hapin e radhës në jetën artistike. Ai ka bërë debutimin e tij në botën muzikore duke u bashkuar me label-in e njohur SGM Management.
Lajmi është konfirmuar nga vetë label-i përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ata e prezantuan Gjestin si anëtarin më të ri të familjes muzikore.
“Jemi shumë të lumtur ta mirëpresim në ekipin tonë," thuhet në njoftim, duke lënë të
kuptohet se bashkëpunimet dhe projektet e reja janë afër.
Me një identitet të veçantë dhe një prani magnetike që e ka shoqëruar gjatë gjithë qëndrimit të tij në BBVA, Gjesti duket i vendosur ta shndërrojë famën e tij televizive në një sukses muzikor.
Fansat janë në pritje të madhe për atë që artisti do të sjellë në skenën shqiptare, dhe SGM ka siguruar se kjo pritje nuk do të jetë e gjatë./Versus.al








