MAGAZINË /

“Pëlqimi për Eglin është real”, Redoni zbulon nëse do të rifutet në BBVIP4

Shkruar nga Versus

“Pëlqimi për Eglin është real”, Redoni zbulon

Ish-banori i BBVIP4, Redon Berani ka qenë i ftuar në emisionin “Ëake Up” ku ka folur lidhur me eksperiencën e tij në këtë edicion të spektaklit ku nuk qëndroi për shumë kohë.

I përfolur lidhur me pëlqimin që shprehu për Eglin dhe kjo e fundit për të, Redoni tha se nëse do t’i lejohej të rikthehej në shtëpi do ta bënte pa të ëmën, Gilin, me të cilën hyri në fillim dhe ishin një konkurrent i vetëm.

Pjesë nga biseda:

Pyetje-Si ka ndryshuar jeta jote pas daljes nga “Big Brother”?

Redoni: Ka ndryshuar pafund. Kam marrë shumë mesazhe të mira, kryesisht pozitive dhe kam marrë angazhime artistike. Jam më i qetë e po e shoh lojën nga jashtë, është më bukur. Aty ishte lojë nervish, presion i madh. Për shkak se isha me nënën aty ishte pak më ndryshe. Të isha vetëm do e kisha menaxhuar ndryshe. Është një barrë e madhe kur ke një zonjë si Gili aty, me 30 vite karrierë, duhet të ruheshe shumë. Unë jam tip i qetë, duroj, por ato dinamika nuk po i duroja dot.

Pyetje- Si u ndie ajo që doli?

Redoni: Ajo u lirua pak, se ishte stres për të dy. Jemi në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Pyetje-A ishte pjesë e vendimit tënd për të dalë edhe pëlqimi që kishe për Eglin?

Redoni: Pëlqimi është real, por në fund unë thashë që dua të dal për këto arsye e të rri për ato arsye nuk ia vlente. I kam nxjerrë në peshore dhe më shumë ia vlente që të dilja.

Pyetje- A do ta konsideroje mundësinë që të rihyje edhe njëherë brenda?

Redoni: Njerëzit që kam afër vetes, janë shkaku i vendimit që kam marrë për të dalë. Për t’u rikthyer nuk do ishte e drejtë. Nëse më lejohet, ndoshta do isha futur vetëm, me synimet e mia. Por me Gilin, jo. Ne e pamë atë që G-Bani i tha Gjestit, “të fala mamit e motrës”, ishte e rëndë. E përfytyrova sikur isha unë, m’u dhimbs shumë ai djalë (Gjesti). Mendova të isha unë në atë pozitë. Bravo për durimin që ka Gjesti. Jeta besoj që e ka bërë të tillë, ka kaluar shumë në një moshë të re. I duhet asaj shtëpie se është shumë i gjallë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: