Dy prej konkurrentëve të “Big Brother Albania Vip” duket se po nisin të krijojnë një romancë mes tyre dhe tani nuk mund ta fshehin më për syrin e publikut.
Që nga hyrja e Gjestitn ë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Egli ka krijuar një afrimitet të veçantë për të, ndonëse nuk e ka pranuar ende.
Kjo është vënë re dhe nga loja “kiss kiss” që po zhvillohet në shtëpi, ku të dy konkurrentët kanë shkëmbyer puthje me njëri tjetrin, duke buzëqeshur.
Lidhur me këtë situate ka reaguar edhe ish-banori i “BBVA 4” Redon Berani, i cili është përfolur shumë në rrjet pasi ka shprehur edhe ai pëlqimin për Eglin.
Me humor Redoni ka shpërndarë një video të Hashim Thaçit ku thotë “më dhemb zemra, por nuk më thyhet” ndërsa shkruan me humor “gjendjen emocionale”.
Megjithatë për Redonin, Egli dhe Gjesti janë banorët e preferuar. /Versus.al/








