MAGAZINË /

Përballja Shqipëri-Serbi, ja ku do të luhet ndeshja nën masa të forta sigurie

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, kuqezinjtë kanë grumbulluar tre pikë. Ata tashmë janë në vendin e dytë me tre pikë.

Shkruar nga Versus

Përballja Shqipëri-Serbi, ja ku do të luhet ndeshja nën masa

UEFA e ka zyrtarizuar tashmë vendin se ku do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë. Kjo ndeshje i përket Grupit K për kualifikueset e Kampionatit Botëror. 

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në orën 20:45.

Sipas njoftimit në faqen e UEFA-s, stadiumi “Arena Kombëtare” do të jetë pritësja e sfidës që  pritet të luhet nën masa të rrepta sigurie.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, kuqezinjtë kanë grumbulluar tre pikë. Ata tashmë janë në vendin e dytë me tre pikë.

Kujtojmë se ndeshja Serbi - Shqipëri, e zhvilluar në stadiumin "Partizani" në Beograd më 14 tetor të 2014, u ndëpre në minutën 42, pas ngritjes në stadium të një droni me një flamur ku ishte skicuar harta e "Shpipërisë së madhe". Pas përplasjes së lojtarëve në rreth këtij flamuri, në fushë u futën edhe tifozët, të cilët së bashkë me personelin e ruatjes së rendit u përfshinë sulmet e dhunshme ndaj lojtarëve shqiptarë. Pas disa minutash ndërprerjeje, ekipit shqiptar iu kërkua kthimi në fushë, por ata refuzuan duke argumentuar, se nuk ekzistojnë kushte normale për vazhdimin e lojës. Pas një odiseje që përfundoi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, Shqipëria mori 3 pikët e asaj ndeshje. 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: