
Mbrëmjen e djeshme, Egli Tako tërhoqi vëmendjen në rrjetet sociale përmes një postimi në Instagram, ku shfaqej me një foto provokuese që vinte në pah format e saj trupore.
Fotografia u prit me komente dhe pëlqime të shumta, duke ndezur menjëherë diskutime mes ndjekësve.
Megjithatë, ajo që ra në sy ishte reagimi i shpejtë dhe i koduar nga Xheneta Fetahu.
Vetëm pak pas postimit të Eglit, Xheneta publikoi disa imazhe të ngjashme në llogarinë e saj, ku edhe ajo vinte në dukje linjat trupore.
Ajo që ngjalli më shumë interes ishte përshkrimi që shoqëronte foton: “Kjo foto, inspirim për shumë njerëz” – një frazë që ndjekësit e interpretuan si një “thumb” të drejtpërdrejtë ndaj Eglit.
Kujtojmë se Xheneta Fetahu pati një lidhje të shkurtër me Gjestin gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova.
Megjithatë, romanca mes tyre përfundoi shpejt. Më vonë, gjatë qëndrimit të Gjestit në Big Brother VIP Albania, ai u përfshi në një tjetër afrim, kësaj here me Egli Tako – një marrëdhënie që, sipas zërave të fundit, vazhdon edhe jashtë shtëpisë.
Për shumë ndjekës, postimet e fundit të dy vajzave janë interpretuar si një “përplasje e heshtur” në rrjet, me nota rivaliteti që lidhen me të njëjtin person./Versus.al







