MAGAZINË /

"Po jetojmë në Tiranë", Ilnisa zbulon planet me Meritonin: Jemi duke bërë një film, do ketë skena...

Gazetarja tha se eksperienca e saj në Big Brother i kishte ridimensionuar jetën personale.

Shkruar nga Versus
"Po jetojmë në Tiranë", Ilnisa zbulon planet me
Meritoni dhe Ilnisa

Ish-banorja e Big Brother VIP, Ilnisa Agolli në një inversitë për “Top Arena” foli për eksperiencën e saj në spektaklin më të ndjekur në vend duke nisur që nga lidhja me Meritonin. Po ashtu nuk la pa cekur edhe projektet e saj për të ardhmen.

Ajo zbuloi ndër të tjera se po bën edhe një film me partnerin e saj, moderatorin Meriton Mjekiçi, ku u shpreh se do të ketë edhe skena erotike.

Pjesë nga intervista:

-Si ndihet një njeri që nuk fiton Big Brother-in dhe fiton dashurinë?

Një njeri që nuk fiton BBV dhe fiton një çmim që ne na leverdis ridimensionohet.

-Ti e mendoje që në një format të tillë mund të ndodhte kjo?

Kurrë. Më ridimensionoi vërtet.

-Jeni duke jetuar bashkë? Tiranë apo Prishtinë?

Jemi duke jetuar në Tiranë. 80% të rasteve te unë.

-Keni menduar për dasmë, fëmijë?

Ti do lajm ekskluziv nga unë tani? Po mendojmë gjëra të bukura.

-I keni pirë ato kafet te shtëpitë e njëri-tjetrit?

Akoma.

-Sa vëllezër ka Meritoni?

Bashkë me Meritonin, katër.

-Çfarë do mbash mend nga ky Big Brother?

Atë që më ndryshoi jetën.

-Nuk besoje se do e përjetoje sërish këtë eksperiencë…?

Kjo është eksperiencë që jetohet vetëm njëherë në jetë dhe unë e jetova.

-Ndonjë projekt në shtator?

Mendoj që me udhëtimet e kam mbyllur si cikël. U eksplorova mjaftueshëm në territorin shqiptar, në Ballkan e më gjerë. Jam në përfundimin e një platforme, që shpresoj të realizohet.

-Bashkë me Meritonin?

Me Meritonin po bëjmë filmin.

-Ka ndonjë skenë të fortë?

Ka skena mjaftueshëm.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: