MAGAZINË /

“Po më kujton Olsin”, Egli krahason Gjestin me ish-partnerin (deklarata e banorës së BBVA që po bën xhiron në rrjet)

Ajo është shprehur se Gjesti, me të cilin këngëtarja ka krijuar një afrimitet shumë të madh ngjan shumë me ish të dashurin e saj Olsi Bylykun.

Shkruar nga Versus

“Po më kujton Olsin”, Egli krahason Gjestin me ish-partnerin

Siç dhe duket lidhja pesë vjeçare me Olsi Bylykun ka lënë gjurmë tek Egli Tako, lidhje për të cilën banorja e Big Brother Vip ka folur disa herë brenda shtëpisë.

Por deklarata  e saj e fundit për ish-partnerin Bylyku dhënë pas përfundimit të prime- të së martës mbrëma (14 janar) po bën xhiron në rrjete sociale.

Ajo është shprehur se Gjesti, me të cilin këngëtarja ka krijuar një afrimitet shumë të madh ngjan shumë me ish të dashurin e saj Olsi Bylykun.

“Më kthen shumë pas në kohë Gjesti, po ma kujton Olsin” i ka thënë banorja Livia Brungës.

Ajo ka shtuar se ata janë shumë të ngjashëm me mendimet dhe tipin.

“Janë shumë të ngjashëm me mendimet, me tipin. Kur flasim seriozisht po më tremb. Më bën shumë për të veshur dhe njerëzit që bëjnë për të qeshur janë të rrezikshëm,” u shpreh Egli.

Kujtojmë që Egli ka qenë në një romancë prej 5 vitesh me aktorin Olsi Bylyku por lidhja e tyre përfundoi dy vite më parë.

Ajo është shprehur se më mirë që ndarja ndodhi para se të ishte vonë, duke shtuar se është falenderuese që nuk erdhi në jetë një fëmijë apo të ishin martuar./Versus.al

 

Tags:

egli tako

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: